Kryesore » 2012 » Shkurt » 27
Dy avionë mallrash me 17 tonë monedha argjendi dhe artefakte të tjera spanjolle, të gjetur në një anije në fund të detit, janë nisur nga Florida për në Spanjë. Të 594 mijë monedhat janë gjetur në galeonin spanjoll "Nuestra Senora de las Mercedes”, i cili u mbyt nga një luftanije britanike në Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Amerika e Jugut, në vitin 1804. Ky thesar konsiderohet nga Spanja trashëgimi kulturore. Thesari u gjet në ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2012-02-27

Mijëra brazilianë kanë udhëtuar në një fshat të Riacho Pocos për të parë një sferë gjigande dhe mistike që ka rënë nga qielli aty pranë. Sfera metalike kishte një diametër prej rreth një metër dhe peshonte gati 50 kg. Një banor i zonës kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kishte dalë nga shtëpia për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai e gjeti sferën në një vrimë të madhe që ishte hapur në tokë, në momentin që sfera ishte përplasur me sipërfaqen. Mijëra kuriozë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2012-02-27

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte ftuar në një festë birre, në një darkë të shtruar nga Demokristianët e qytetit Demmin, Gjermani. Ndërsa kamerieri po i jepte Kancelares së rrethuar nga bashkëpunëtorët birrën e saj, ishte aq i emocionuar sa që tabakanë me pesë gotat e tjera e mori ana, dhe birrat u derdhën në qafën dhe kurrizin e Merkel. Reagimi i Kancelares ishte për t’u admiruar. Në momentin që birrat e ftohta prekën kurri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2012-02-27