Kryesore » 2012 » Shkurt » 27 » Kamerieri derdh birrat në qafën e Merkelit (+VIDEO)
1:03 PM
Kamerieri derdh birrat në qafën e Merkelit (+VIDEO)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte ftuar në një festë birre, në një darkë të shtruar nga Demokristianët e qytetit Demmin, Gjermani. Ndërsa kamerieri po i jepte Kancelares së rrethuar nga bashkëpunëtorët birrën e saj, ishte aq i emocionuar sa që tabakanë me pesë gotat e tjera e mori ana, dhe birrat u derdhën në qafën dhe kurrizin e Merkel. Reagimi i Kancelares ishte për t’u admiruar. Në momentin që birrat e ftohta prekën kurrizin e saj, Merkel shtangu një çast e shprehja e zemëruar e fytyrës së saj do të kishte trembur çdo person që do të kishte përballë. Por, pasi ngriti kokën në ato pak sekonda, ajo pa se po regjistrohej me celularë nga të pranishmit në lokalin e pritjes, kështu që nuk lëvizi fare nga karrigia, buzëqeshi, kaloi dorën nëpër flokë si për të shkundur birrën dhe vazhdoi të qëndrojë në tryezë e qetë. Video u komentua si "dushi me birra” dhe është postuar dje në "Youtube”, ku ka marrë qindra-mijëra klikime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus