Kryesore » 2012 » Shkurt » 27 » Një sferë misterioze bie mbi Brazil, mijëra kuriozë
1:04 PM
Një sferë misterioze bie mbi Brazil, mijëra kuriozë
Mijëra brazilianë kanë udhëtuar në një fshat të Riacho Pocos për të parë një sferë gjigande dhe mistike që ka rënë nga qielli aty pranë. Sfera metalike kishte një diametër prej rreth një metër dhe peshonte gati 50 kg. Një banor i zonës kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kishte dalë nga shtëpia për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai e gjeti sferën në një vrimë të madhe që ishte hapur në tokë, në momentin që sfera ishte përplasur me sipërfaqen. Mijëra kuriozë kanë udhëtuar në këtë zonë për të parë sferën mistike, por ushtria ka ndërhyrë duke e sekuestruar objektin dhe duke izoluar zonën e zbulimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus