Kryesore » 2011 » Shtator » 23
Thuajse 8 metra gjatësi për 136 kg. Per me teper duhen plot 15 persona për ta mbajtur.Gjarpri më i madh në botë është ekspozuar në "Edge of the Hell” në Kansas City. Bëhet fjalë vërtet për një nga ata pitonët e pabesueshëm. Një herë në javë ha një kafshë prej më shumë se 18 kg, por shumë mirë mund të konsumojë çfarëdo gjëje që kapërcen 45 kg, pra fare mire ha edhe njeriun.Medusa është emri i pitonit gjigant, që do të vizitohet shpejt nga përfaqësuesit e librit të rekor ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2011-09-23

Kinezët kanë vërshuar edhe librin e rekordeve Guinness. Akrobati Sun Zi Xhong vendosi rekordin në ngjitjen e shkallëve me kokë. Kjo performancë është realizuar që në vitin 2010 në kuadër të shout japonez Bikkuri Chojin Special, por zyrtarët e Guinnessit tek tash e kanë publikuar videon dhe ia kanë pranuar rekordin.Kinezët kanë vërshuar edhe librin e rekordeve Guinness. Akrobati Sun Zi Xhong vendosi rekordin në ngjitjen e shkallëve me kok ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2011-09-23

Parashutisti profesionist, Jeb Corliss fluturoi nga maja e malit Tianmen të Kinës i veshur vetëm me një uniformë special me krahë.
Ky lëshim nga maja 1500 metra lartësi mbidetare është pjesë e stërvitjeve para sfidës së tij të madhe për të fluturuar nga maja e malit e drejtë e në një shpellë të thellë të maleve kineze.
Amerikani 35 vjeçar kontrolloi me kujdes pajisjet e tij para se të vendoste uniformën me krahë dhe helmetën dhe të lëshohej nga maja e Malit Tianme ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2011-09-23

Anija e peshkatarëve me marinarë të dehur bëri ndeshje me nëndetësen bërthamore ruse afër Kamçatkës, duke i shkaktuar dëme të vogla, njoftuan mediat ruse.Nëndetësja i takon Flotës së Paqësorit, ndërsa mediat njoftuan se aksidenti kishte ndodhur të mërkurën.
Nuk ka pasur të lënduar në këtë aksident, por nuk janë shkaktuar as dëme serioze. Pas hetimeve u vërtetua se anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkatarëve ishin të dehur.
Postuar nga: ksdardania | Date: 2011-09-23

Thesari i vjetër 4 000 vjet, i vlerësuar me rreth 1.5 milionë euro, është gjetur në fillim të këtij muaji nën një dru në veri të Bullgarisë, njoftoi muzeu rajonal arkeologjik. Dy sëpata nga bronzi, shtatë copë bizhuteri nga ari dhe gjashtë veshje nga ari, të gjitha nga periudha e bronzit, i ka gjetur një i papunë 42-vjeçar, i cili grumbullon metale të vjetra për riciklim. Thesari gjendej nën rrënjë të një druri shumëshekullor në vendin Svishtov. Zbuluesi, i cili ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Date: 2011-09-23