Kryesore » 2011 » Shtator » 23 » Meduza, a e keni pare gjarprin me te madh ne bote? (video)
6:30 PM
Meduza, a e keni pare gjarprin me te madh ne bote? (video)
Thuajse 8 metra gjatësi për 136 kg. Per me teper duhen plot 15 persona për ta mbajtur.Gjarpri më i madh në botë është ekspozuar në "Edge of the Hell” në Kansas City. Bëhet fjalë vërtet për një nga ata pitonët e pabesueshëm. Një herë në javë ha një kafshë prej më shumë se 18 kg, por shumë mirë mund të konsumojë çfarëdo gjëje që kapërcen 45 kg, pra fare mire ha edhe njeriun.Medusa është emri i pitonit gjigant, që do të vizitohet shpejt nga përfaqësuesit e librit të rekordeve "Guinness”, të cilët do të shkojnë të verifikojnë nëse vërtet është gjarpri më i madh në botë. Pronari i tij, Larry Elgar, ka deklaruar se nuk ka frikë nga gjarpri që zotëron: "Eshtë e vërtetë, bëhet fjalë për ngrënës njerëzish, por frika është vetëm mungesa e kuptimit – ka deklaruar Elgar -. Më ka ndodhur të jem sulmuar dhe kafshuar nga një gjarpër vetëm 5 metra e gjysmë. Kështu që vlen ajo thënia që nuk kanë rëndësi dimensionet. Jam i vetëdijshëm për rreziqet, por s’ka arsye të kem frikë. Për shembull, makina ka vrarë më shumë persona se çfarëdo gjë tjetër në botë, por askush s’ka frikë kur fut çelsin për ta ndezur”.Elgar ka treguar gjithashtu se e bleu gjarprin 7 bjet më parë dhe se është ende si një fëmijë që po rritet. Kur e mori ishte i gjatë 60 cm dhe ishte i madh sa një gisht. Medusa konsiderohet si pasardhësi i denjë i Fluffy, një gjarpër i gjatë më shumë se 7 metra, që ka mbajtur rekordin si gjarpri më i gjatë i egër, deri kur ngordhi në kopshtin zoologjik të Columbus në Ohajo, gjatë tetorit të kaluar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus