Kryesore » 2011 » Shtator » 23 » Lëshohet nga lartësia mbi 1500 metra vetëm me krahë (+VIDEO)
3:20 PM
Lëshohet nga lartësia mbi 1500 metra vetëm me krahë (+VIDEO)
Parashutisti profesionist, Jeb Corliss fluturoi nga maja e malit Tianmen të Kinës i veshur vetëm me një uniformë special me krahë.
Ky lëshim nga maja 1500 metra lartësi mbidetare është pjesë e stërvitjeve para sfidës së tij të madhe për të fluturuar nga maja e malit e drejtë e në një shpellë të thellë të maleve kineze.
Amerikani 35 vjeçar kontrolloi me kujdes pajisjet e tij para se të vendoste uniformën me krahë dhe helmetën dhe të lëshohej nga maja e Malit Tianmen në Provincën Hunan.Corliss tha: "Moti është faktori kryesor për sukses në këtë performancë”, ndërsa kushtet atmosferike afër tokës ishin të volitshme me erëra të lehta.Pasi fluturoi nga maja e malit nëpër luginat përreth, Corliss bëri një ulje të përkryer në një rrugë malore. Ky "kaskader” më herët është lëshuar edhe nga Kulla e Eiffelit në Paris, nga rrokaqielli Space Needle në Seattle dhe Kullat Binjake Petronas në Malajzi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus