Kryesore » 2012 » Dhjetor » 28 » Lista e njerezve me te pasur ne bote per vitin 2012
1:51 PM
Lista e njerezve me te pasur ne bote per vitin 2012
Më i pasuri është një emër jo fort i njohur, si Carlos Slim Helu, i cili me familjen e tij ka një pasuri prej 69 miliard dollarësh.Viti 2012 është drejt fundit dhe është kohë bilancesh në të gjitha fushat. Edhe porsa i takon njerëzve më të pasur të botës regjistrohen risi të spikatura, sipas vlerësimeve të bëra nga revista ekonomike "Forbes”.Më i pasuri është një emër jo fort i njohur, si Carlos Slim Helu, i cili me familjen e tij ka një pasuri prej 69 miliard dollarësh. Ai është një sipërmarrës meksikan në fushën e telekomunikacioneve. Bëhet fjalë për njeriun më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, pasi kontrollon tre nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit, si "Telmax”, "Telcel” e "America Movil”. Në vendin e dytë është Bill Gates, i cili prej shumë vitesh është në "top-10”. Pasuria e kreut të Microsoft është 56 miliard dollarë. Në vendin e tretë është një tjetër amerikan, i cili quhet Warren Buffett dhe gëzon një pasuri prej 44 miliard dollarësh. Eshtë ai pronari i "Berkshire Hathaway”, një industri tekstile që e bleu kur ishte në krizë. Tani, kompania e tij ka blerë edhe dy firma të tjera sigurimesh dhe në këtë sektor është më i rëndësishmja.
Në vendin e katërt është Bernard Arnault, sipërmarrës francez që ka në pronësi grupin luksoz "LVMH”. Pasuria e tij vlerësohet rreth 41 miliard dollarë. Në vendin e pestë renditet Amancio Ortega, pronar spanjoll i Zaras, dyqaneve të veshjeve që janë të pranishëm në të gjithë botën. Pasuria e tij shkon në 37.5 miliard dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus