Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Zvicër, ndeshja për lopën ‘mbretëreshë’
2:03 PM
Zvicër, ndeshja për lopën ‘mbretëreshë’
Spanjollët kanë ndeshjet me dema, banorët e ishullit Bali kanë përleshjet me gjela, ndërsa në Zvicër, lopë të mëdha dërgohen në ring për t’u ndeshur me njëra-tjetrën. Ky është rasti kur lopët dynden në shesh për t’u përplasur me brirë në fshatin malor të Aprozit, në luginën zvicerane të Valais. Gara ndërkombëtare e këtij viti përfshiu rreth 100 gjedhë nga Italia, Franca dhe Zvicra. Lopë që fitoi titullin ‘Mbretëresha e Mont Blanc’ ishte ‘merlita’ italiane në pronësi të fermerit Aurolio Cretier nga Lugina Aosta. "Ndihem si të jem në krye të botës, sepse kam ardhur gjithmonë në Zvicër për të parë ndeshjet e lopëve, dhe tani që e kam fituar këtë garë në Zvicër, ndihem i lumtur”, deklaroi Aurolio Cretier, fermer.Lopët që peshojnë nga 5 kuintalë deri në 1 ton, dhe që shquhen si të serta, sillen në ring në grupe. Plagët shihen rrallë tek lopën. Si makina lufte, ato shtyjnë njëra tjetrën me kokë, deri sa njëra prej tyre tërhiqet duke u eliminuar. Ajo që fiton, mbetet në ring. Lufta tradicionale e lopëve e quajtur si ‘lufta e mbretëreshave’ filloi për herë të parë në luginën Valais në vitin 1920, dhe që atëherë është shndërruar në një ngjarje popullore çdo pranverë. Kjo garë zhvillohet në mënyrë që tufa e cila pas dimrit do të dalë të kullotë jashtë në livadhe, të ketë një lopë që ta prijë atë. Rajonet fqinje përreth Mont Blanc, Luginës së Aostas në Itali dhe rajoneve franceze të Savoie-s ndajnë të njëjtën tradita, dhe përpiqen të stërvitin çdo vit lopën më të fuqishme të llojit Heren. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus