Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Zhurma misterioze po çmend banorët e një fshati britanik
2:06 PM
Zhurma misterioze po çmend banorët e një fshati britanik
Banorët e fshatit Woodland në qarkun Durham të Anglisë janë viktimat e fundit të zhurmës misterioze e cila kalon kufijtë e perceptimit.
Fshatarët thonë se çdo natë dëgjojnë një zhurmë e ngjashme me atë të motorit të makinës dhe kjo zhurmë është aq e madhe sa që nganjëherë dridh edhe shtratin, shkruan Telegraph.
Sado që kërkohet burimi i kësaj zhurme, banorët nuk mund të gjejnë shkaktarin. Kështu që ata thirrën autoritetet për ta zgjidhur këtë problem. Fshati me rreth 300 banorë kohët e fundit është në listën e atyre vendeve që e ka goditur zhurma misterioze.

Natyrisht, këtu gjithçka flitet prej teorive për praninë e jashtëtokësorëve, eksperimentet e qeverive deri tek minierat e braktisura. Rasti i parë i këtij lloji u shënua në vitet e 70-ta në Bristol, ku mijëra njerëz ankoheshin për një zhurmë të pandërprerë nga e cila disave u shpërthente gjaku nga hunda, nuk mundeshin të flinin dhe u dhembte koka.

Zhurma u ndal në mënyrë misterioze ashtu edhe siç ishte paraqitur. Banorët e Woodlandit, me vetëm një rrugë kryesore të rrethuar me ara, thonë se tek ta kjo zhurmë paraqitet rreth mesnatës dhe zgjatë deri në orën katër të mëngjesit dhe se kjo po ndodhë çdo natë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus