Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Zgjohet gjatë operacionit në mushkëri
11:59 AM
Zgjohet gjatë operacionit në mushkëri
Duket si një ankth, por ja që kjo është pikërisht ajo që një djalë i ri nga Suedia thotë se i ka ndodhur atij. 22-vjeçari suedez thotë se ishte në mes të kirurgjisë për një operacion në mushkëri kur ai u zgjua për të dëgjuar mjekët që lëviznin përreth tij dhe punuar mbi të.
"Ishte e tmerrshme, tmerri im më i keq," tha 22 vjeçari. Simon Rosenqvist, i ishte nënshtruar këtij operacioni në muajin mars. "Truri im më thoshte pa pushim 'thuaj emrin tënd, thuaj diçka, luaj gishtërinjtë', por kam qenë krejtësisht i paaftë për të thënë diçka ose për të lëvizur trupin ose ndonjë pjsesë tjetër," shkroi Rosenqvist në raportin e tij.

Rosenqvist ka thënë se ai ishte zgjuar në minutën e 30 ose 35 të operacionit i cili zgjati 50 minuta dhe se ai kishte dhimbje serioze dhe ishte shumë i zemëruar në fund të procedurës.

Mjekët kanë thënë se ky rast mund të ndodhë 1 në 1000, sipas tyre pacientët me operacion në zemrës janë gjithashtu në një rrezik të lartë për të ardhur në vetëdije gjatë operacionit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus