Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra
8:28 PM
Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra
Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua e cila mund të shohë dhe dallojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan "Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universitetin e Birminghamit. Kjo grua e ca në raport përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquajturin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit. Shumica dërmuese e njerëzve posedojnë shikimin trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon tri lloje të këtyre qelizave që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave. Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tashti e dimë që shikimi tetrakromatik vërtetë ekziston. Por, nuk përse është kështu, pasi te shumica e grave me katër lloje të qelizave shikimi megjithatë është normal”, thotë studiuesja Gabriele Jordan. 
Është shumë e mundshme që ekzistojnë ende persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus