Kryesore » 2013 » Shkurt » 14 » Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj
3:56 PM
Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj
Dy trupa dhe vetëm një rrahje zemre. Vjen enkas për Shën Valentin zbulimi i fundit shkencor, që zbulon një detaj kurioz të jetës në çift. Zemra e të dashuruarve, bashkëshortëve, apo të fejuarve, pulson me të njëjtin ritëm. Madje po e njëjta gjë ndodh edhe me frymëmarrjen, që kryhet në unision. Kjo është zbuluar nga studimi i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, nën udhëheqjen e Emilio Ferrer dhe ku kanë marrë pjesë 32 çifte në marrëdhënie romantike. Pikërisht, ato janë lidhur me disa instrumente speciale, me një distancë prej vetëm 1 metri larg njëri-tjetrit. Totalisht të çlodhur dhe pa folur, çifteve të vullnetarëve ju mat tensioni, rrahjet kardiake dhe ritmi i frymëmarrjes.
Si përfundim doli se rrahjet kardiake të anëtarëve të të njëjtit çift ishin në unison, po ashtu si edhe për frymëmarrjen. Për të qenë të sigurtë për rezultatet, shkencëtarët shkartisën çiftet, duke i ulur përballë njerëzish që nuk ishin partnerët e tyre. Kështu, kur dy individët e gjinisë së kundërt nuk ishin anëtarë të të njëjtit çift, rrahjet kardiake nuk ishin në sinkroni. "Testet evidentojnë se lidhja mes dy njerëzve nuk është vetëm emotive, por edhe reale dhe fiziologjike", ka komentuar profesor Ferrer. Jo vetëm kaq, por femrat kanë shfaqur edhe një prirje për të rregulluar frymëmarrjen dhe rrahjen e tyre kardiake, në krahasim me mashkullin. "Ndoshta është një shenjë që gratë përshtaten më shumë me partnerët e tyre", ka shpjeguar raporti i publikuar në "Journal of Psychophysiology".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus