Kryesore » 2012 » Mars » 20 » Vrasësit “high-tech”, agjentët e Obamës stërvitin britanikët
4:12 PM
Vrasësit “high-tech”, agjentët e Obamës stërvitin britanikët
Agjentët elitë të shërbimeve sekrete amerikane po trajnojnë truprojat e britanikes "Scotland Yard”, për të mbrojtur personalitetet VIP nga një gjeneratë e re vrasësish "high-tech”. Anëtarë të njësisë personale të truprojave të Presidentit Obama kanë shkuar në Londër për të ndihmuar në luftën kundër kërcënimeve të sofistikuara teknologjike ndaj personave me rëndësi. Krerët e policisë janë të shqetësuar se hakerat e kompjuterëve mund të përdorin aftësitë e tyre për t’u infiltruar në sigurimin, që ka të bëjë me Jubileun e Diamantë të mbretëreshës dhe Lojërat Olimpike. Ata mendojnë se terroristë me prirje teknologjie të inspiruar nga Al Kaeda mund të hyjnë në sistemet kompjuterike dhe të kontrollojnë ndërtesat e sigurisë, alarmet e zjarreve, ashensorët dhe dyert. Skenari i frikshëm është një sulm i sofistikuar elektronik, i cili do t’i çojë viktimat drejt një bombe apo njerëzish të armatosur. Ose sulmuesit mund të shkëpusin personalitetet VIP nga truprojat e tyre apo policia, për shembull duke marrë nën kontroll ashensorët. Policia po studion disa raste në SHBA ku VIP-at janë bllokuar në ashensorë nga ndërhyrësit në sistemet e sigurisë. Shumë rrjete kamerash CCTV, sisteme dyersh, ashensorësh, njëkohësisht ajri kondicionimi dhe alarmet e zjarreve, mund të kontrollohen nga larg nëpërmjet internetit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus