Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Vrasës edhe në fletën e votimit
7:15 AM
Vrasës edhe në fletën e votimit
Përfaqësuesit e mazhorancës janë gjendur në vështirësi dje kur në një nga fletët e votimit kandidati Lulzim Basha ishte cilësuar vrasës. Fleta me etiketimin vrasës është gjendur në kutinë numër 1963, e cila i përket njësisë numër nëntë. Fletë që kanë pasur shënime që nuk janë në përputhje me specifikimet që jep Kodi kanë qenë të shumta në këtë proces, por shënimi i gjendur në njësinë numër 9 është edhe më i veçanti.

"E quani të vlefshme këtë fletën këtu ku votuesi shikohet qartësisht që ka votuar për kandidatin e mazhorancës Basha dhe më pas e ka rrethuar emrin e tij ku ka shkruar dhe një shënim që e quan vrasës", ironizoi avokati i Partisë Socialiste, Eno Bushi. 


Përfaqësuesit e djathtë i janë kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. "Po për një votë tjetër që ishte aty dhe në krah të emrit të Ramës ka vënë një shenjë "kryq të thyer" ?"- u shpreh Oerd Bylykbashi. Por Pas këtyre debateve u vendos që kjo fletë të quhet e pavlefshme. Në këtë kuti gjendeshin edhe katër vota për kandidatin Lulzim Basha, por ato kishin nga një vulë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në unanimitet për t'i shpallur të pavlefshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus