Kryesore » 2012 » Qershor » 28 » Vladimir Putin ka gjetur një truprojë shumë speciale
10:06 AM
Vladimir Putin ka gjetur një truprojë shumë speciale
Çfarë po ndodh? Presidenti rus, Vladimir Putin po flet në një foltore, kurse pranë i qëndron dikush me veshje beduini dhe me pistoletë në brez. Nga mënyra se si e sheh mund të duket si kërcënim për Putin, por jo.Ai nuk është as një kërcënim dhe as truprojë e Putinit. Është thjesht princi i Jordanisë, Ghazi Bin Muhammad Bin Talal. Lideri rus ndodhet për një vizitë në Lindjen e Afërt dhe ka zhvilluar një seri takimesh.Putin më parë kishte qenë në Izrael dhe në Territoret Palestineze. Aty e priste një surprizë e veçantë. Një rruge në Betlehem i ishte vënë emri i tij.Presidenti rus nuk u duk shumë entuziast për diçka të tillë. "Do doja që të kisha jetuar më gjatë,” tha ai duke rikujtuar se tradita e do që rrugët të emërtohen me emrat e personave që kanë vdekur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus