Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Vihet në dietë macja 18 kilogramëshe
7:55 PM
Vihet në dietë macja 18 kilogramëshe
Të sjellësh në formë një mace nuk është një sfidë shumë impenjative, por mund të kthehet në një të tillë nëse macja peshon 18 kilogramë.Meow është braktisur nga padroni i saj 87-vjeçar që s’mund të kudesej më për të dhe ka gjetur një shtëpi të përkohshme në strehëzën e kafshëve Santa Fe, në New Mexico.Por për të humbur ndonjë kile është më e vështirë sesa të gjesh një shtëpi të re. Fati i maces është marrë shumë përzemër nga personeli dhe tani macja 2-vjeçare po ndjek një dietë speciale."Ajo që shihni është një mace e shëndoshë. Por duke kaluar kohë me të vëreni se është shumë e ëmbël”, është shprehur zëdhënësi i strehëzës, Ben Swan duke shtuar se nuk e kupton sesi një mace mund të trashet kaq shumë në dy vjet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus