Kryesore » 2012 » Shkurt » 3 » Videoja që po përlot botën (+VIDEO)
8:16 PM
Videoja që po përlot botën (+VIDEO)
Një videoja, ku një vajzë e vogël i pret flokët mamasë së saj të prekur nga kanceri i gjirit ka prekur me mijëra shikues. Sara Etchell, ka lejuar vajzën e saj Lolën, që ti presë flokët në mënyrë që të dyja ato të mësohen me pamjen e re që ajo duhet të marrë nga nisja e trajtimit të sëmundjes. 
Sara, 44 vjeç, u diagnostikua me sëmundje në shtatorin e kaluar dhe po përpiqet të ndihmojë vajzën e saj në përballimin e kësaj gjendje. Video është filmuar nga burri i saj Craig dhe pasi e panë miqtë e tyre u kanë shti ndërmend që ta përdorur për të mbledhur para për bamirësi dhe për luftimin e kancerit. Ata shpresojnë që të mbledhin mbi 10 mijë euro. Po përpiqemi të ndihmojmë Lolën që ato të kuptojë se çfarë do të thotë e gjitha kjo. Në fillim ishte e vështirë për atë dhe sa herë shihte videon trishtohej por ajo e di se kjo bëhët për një arsye të mirë, thotë Craig. Çifti që ka gjashtë fëmijë, Lola 6 vjeç, Finn 9, binjakët Charlie dhe Rory 16, Jake 18 dhe Oli 22 thotë se janë treguar të hapur dhe kanë diskutuar me ata mbi sëmundjen që ka prekur Sarën. Reagimi i tyre natyral është shpërthimi në lot por duhet të lëmë shokimin dhe të përqendrohemi tek anët pozitive. Sara vazhdon të buzëqeshë në mënyrën e saj dhe gjëja që i jep asaj forcë për të vazhduar janë fëmijët. Ata janë arsye që nga çon në mëngjes dhe për të vazhduar luftën. Gjëja më e vështirë ishte tua tregonim, shton Craig.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus