Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Video shokuese, policët dhunojnë një të pastrehë (+VIDEO)
2:41 PM
Video shokuese, policët dhunojnë një të pastrehë (+VIDEO)
Një i pastrehë në SHBA ka humbur jetën si pasojë e rrahjes brutale nga punonjësit e policisë në Kaliforni ndërsa video e marrë nga një kamera sigurie ka shokuar anëtarët e jurisë në një gjykatë amerikane. Në këtë video paraqitet dhuna ekstreme ndaj Kelly Thomas, në fund të qershorit të vitit të kaluar. Pasi e godasin pareshtur me grushta e shkopinj gome, policët kalifornianë kanë përdorur edhe pjesën e pasme të pistoletës së tyre për ta lënë të shtrirë përtokë pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur në një ndër zonat më të lakmuara në Shtetet e Bashkuara, në Orange Country të Kalifornisë.Efektivi 38 vjeçar Manuel Ramos, me një eksperiencë 10- vjeçare në forcat e Fullerton, akuzohet tashmë për vrasje të shkallës së dytë. Ai mund të përballet me një dënim nga 15 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor. Ndërsa i akuzuari tjetër, Jay Cicinelli, 40 vjeç, akuzohet për vrasje dhe përdorimin e tepruar të forcës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus