Kryesore » 2012 » Janar » 23 » Vendi që eksporton sytë e saj në botë
8:12 PM
Vendi që eksporton sytë e saj në botë
Sri Lanka, një ishull me rreth 20 milion banorë është vendi që dhuron më shumë sy se çdo vend për numër banorësh. Rreth 900 mijë njerëz janë regjistruar për të dhënë sytë e tyre kur të vdesin. Njerëzit më thonë, a mund të dhurojmë njërin sy ndërsa jemi gjallë? Për shkak se kemi dy, një mund ta japim, thotë doktori Sisira Liyanage. 67 përqind e këtij vendi janë budistë dhe mendojnë se dhurimi i një syri kompleton aktin e dana, që do i ndihmojë ata të rimishërohen në një jetë më të mirë. 
Që kur është ngritur Shoqata për Dhurimin e Syve, në vitin 1964, ajo ka dhuruar 60 mijë kornea. Drejtuesit e shoqatës thonë se ata nuk fitojnë para nga dhurimet. Ata marrin thjesht 450 dollarë për operacionin dhe për kostot e ruajtjes së syrit. 
SHBA mbetet ofruesi më i madh i syve në botë me 16 mijë kornea të dërguara në vendet e tjera. Por krahasuar me numrin e popullsisë, Sri Lanka jep tre herë më shumë. Madje i dhuron. Pakistani, një vend islamik, merr më shumë sy nga Sri Lanka për shkak se aty është traditë që njerëzit të varrosen me gjithë pjesët e trupit. 
Megjithatë Sri Lanka nuk i plotëson dot të gjitha kërkesat botërore. Rreth 10 milion njerëz- nga këta 9 nga 10 janë në vende të varfra- vuajnë nga verbëria. Ata mund të ndihmohen nëse bëhet një transplant.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus