Kryesore » 2012 » Prill » 20 » Vdes gruaja, konsumonte 8 litra “Coca-Cola” në ditë
8:43 PM
Vdes gruaja, konsumonte 8 litra “Coca-Cola” në ditë
Sipas përfundimit të mjekëve, Harris vuante nga hipokalemia ose nga niveli i ulët i potasiumit, i cili është shkaktuar nga konsumimi i tepërt i pijes dhe të ushqyerit keq.Natasha Harris nga Australia u mendua se humbi jetën nga një atak në zemër, por të dhënat e fundit tregojnë që 30-vjeçares i ka ardhur vdekja si rezultat i konsumimit të tepërt të "Coca - Cola”.
 Shpesh herë thuhet që nëse e tepron do ta pësosh, ndoshta kjo i ka ndodhur gruas së re nga Australia, e cila konsumonte 8 - 10 litra "Coca - Cola” në ditë.
 Sipas përfundimit të mjekëve, Harris vuante nga hipokalemia ose nga niveli i ulët i potasiumit, i cili është shkaktuar nga konsumimi i tepërt i pijes dhe të ushqyerit keq.Hipokalemia dobëson sistemin imunitar dhe shkakton simptoma të ndryshme dhe bën që zemra të rrah me ritme anormale. Niveli i lartë toksik dhe i kafeinës që përmban Cola shërbejnë si stimulues dhe kjo thuhet që ka përshpejtuar vdekjen e saj.Gruaja ishte aq shumë e varur pas pijes saqë mëngjesin e niste me "Coca - Cola” dhe para se të flinte e kishte të nevojshme të pinte më shumë se gjysmë litre.Pas këtij rasti që i ka çuditur të gjithë, mjekët dolën në përfundimin se edhe konsumi i tepërt i ujit dhe i produkteve të tjera brenda një dite mund të prishë sistemin imunitar dhe të shkatërrojë balancat e trupit, duke çuar drejt asaj që sipas tyre quhet vdekje e ëmbël.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus