Kryesore » 2012 » Maj » 11 » Vajza që jeton vetëm me patate
12:18 PM
Vajza që jeton vetëm me patate
Samantha Pecoraro nuk mund t’i shijojë picat dhe çokollatat për të cilat të gjithë adoleshentët e tjerë janë shumë të dhënë. Ajo nuk mund të hajë ushqim tjetër përveçse patateve të thjeshta, të cilat i jepen nëpërmjet një tubi gastrointestinal.15-vjeçarja është duke ndjekur format më strikte të trajnimit pasi i është ndaluar çdo ushqim tjetër përvec patates. Vogëlushja vuan nga një sëmundje e quajtur eosinophilis i ezofagut, e cial bën që qelizat e bardha të gjakut të sulmojnë ushqimin dhe t’i krijojnë asaj alergji nga çdo gjë. Kjo është një sëmundje kronike të cilës për momentin nuk i është gjetur ende kura.Samantha e cila shprehet se dëshiron shumë që të jetë një fëmijë normal si gjithë të tjerët, thotë se i mungon shija e djathit, brokolit, sallatat dhe mishi i pulës të cilin e pëlqente shumë. Konsumimi i çdo gjëje tjetër, përveçse patateve, i shkakton asaj të vjella dhe diarre duke i shkaktuar hidratim të trupit.

Megjithë sëmundjes së saj, Samantha nuk e ka privuar veten e saj për të arritur ëndrrën e saj, atë të kuzhinieres perfekte. Ajo është më mira në mësimet e kuzhinës që marrin në shkollë dhe dëshiron të bëhet një profesioniste e vërtetë në të ardhmen. Samantha e quan veten "kuzhinierja e verbër” meqë nuk mundet dot që t’i provojë ushqimet që gatuan.

Sëmundja e saj prek 1 në 1000 njerëz.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus