Kryesore » 2012 » Prill » 27 » Ulja e frikshme në aeroportin e Bilbao-s me erën 140 km në orë
9:39 AM
Ulja e frikshme në aeroportin e Bilbao-s me erën 140 km në orë
Askush nuk dëshiron të gjendet në rolin e pilotit të këtij avioni dhe as në vendin e pasagjerëve në bord: pamjet amatoriale tregojnë një aeroplan në fazë uljeje në aeroportin e Bilbao-s që shtyhet tutje në ajër nga shpejtësia e erës, që arrin deri në 140 km në orë. Këto ditë veriu i Spanjës është prekur nga cikloni Petra. Në këtë zonë disa aeroporte janë mbyllur dhe të shumtë janë fluturimet e transferuara në aeroportet Vitoria e Biarritz. Komandanti i avionit protagonist i këtij filmimi postuar në YouTube ka ditur të ruajë qetësinë dhe pavarësisht nga kushtet atmosferike arriti me shumë zotësi të ulë avionin në tokë. Askush prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus