Kryesore » 2011 » Gusht » 4 » Ukrainë, do jetojë 5 javë në një kafaz me luanët për protestë
3:12 PM
Ukrainë, do jetojë 5 javë në një kafaz me luanët për protestë
Struktura e strehimit të kafshëve mund të mbyllet në muajt e ardhshëm dhe pronari Alexander Pylyshenko kërkon të tërheqë vëmendjen e mediaveDo të ndajnë të njëjtin kafaz për 35 ditët e ardhshme në një kopsht zoologjik të qytetit ukrainas të Vasylivka, rreth 500 km nga Kievi. Protagonistë të kësaj historie janë Alexander Pylyshenko, pronari 40-vjeçar i kopshtit dhe Samson&Katya, një luan e një luaneshë të cilët rrezikojnë të mbeten pa strehë. Për shkak të reduktimeve urbanistike, struktura e strehimit të kafshëve mund të mbyllet në muajt e ardhshëm dhe Pylyshenko, i cili është një artist dhe animalist, kërkon të tërheqë vëmendjen e mediave, duke synuar të jetojë gjatë javëve të ardhshme në kafazin prej 36 metrash katror, vetëm për vetëm me dy kafshët.Interesant është fakti se edhe ai do tw ushqehet, në të njëjtën kohë kur të konsumojnë ushqimin e tyre edhe dy kafshët. Gjithashtu, Alexander ka instaluar një tualet dhe një dush brenda kafazit, për higjenën e tij të përditshme, megjithatë do të jetë pa sapunë, shampo, deodorant, xhel, cigare, apo birra, sepse luanët i urrejnë ato. Përmes kësaj proteste të tij të veçantë kërkon të sigurojë edhe më shumë financime për të përmirësuar kushtet e jetës së kafshëve në kopshtet zoologjike private në Ukrainë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus