Kryesore » 2012 » Prill » 10 » UFO krah avionit ne Seul, shokohen pasagjeret (+VIDEO)
6:59 PM
UFO krah avionit ne Seul, shokohen pasagjeret (+VIDEO)
Nëse është një shaka e 1 prilit, me siguri që vjen disa ditë me vonesë. Një objekt i bardhë misterioz është filmuar përreth një avioni pasagjerësh mbi Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut, më 7 prill. Klipi, që është i uploduar në Youtube, fillon me mjetin në pjesën e poshtme të ekranit, që mban një lloj distance me avionin e pasagjerëve.Por pastaj ai shpejton dhe rritet në lartësi, para se të "zhduket" në mënyrë të menjëhershme, aq sa personi që po e filmon përpiqet të bëjë "zoom” për një vështrim më të afërt. Kur UFO-t e përshpejtojnë ecjen, mund të dëgjohet duke bërë një farë eksklamacioni, sikur të jetë duke u përpjekur për të tërhequr vëmendjen e dikujt.Video është uploduar nga përdoruesi i YouTube, ‘Crazybreakingneës’, i cili ka komentuar: "Duket paksa e çuditshme dhe jo shumë e ngjashme me videot e tjera. Nëse është diçka e vërtetë dhe jo montazh, duket si një lloj droni ushtarak”. Disa përdorues të Youtube janë të bindur se është një lloj UFO-je, por të tjerët mbeten skeptikë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus