Kryesore » 2012 » Prill » 11 » U mbajt në morg për 12 orë si e vdekur, “ringjallet” bebja
4:24 PM
U mbajt në morg për 12 orë si e vdekur, “ringjallet” bebja
Një bebe e sapolindur u gjet e gjallë në morgun e një spitali nga mamaja e saj e pikëlluar, 12 orë pasi vajza ishte deklaruar e vdekur.Analia Bouter ishte 26-javëshe shtatzënë kur lindi para kohe fëmijën e saj të pestë në një spital në Resistencia, në provincën Choko në Argjentinën Veriore.Por, pasi mjekët i thanë se foshnja kishte lindur pa asnjë shenjë jete prindërit e pikëlluar shkuan në shtëpi me një certifikatë vdekjeje në duar.
12 orë më vonë, Analia dhe bashkëshorti i saj vendosën të shkojnë të shikojnë trupin e bebes së tyre e cila mbahej në një frigorifer në morgun e spitalit Perrando."Atë natë ne shkuam në morg. Donim t’i bënim një foto vajzës tonë. Por, në momentin që punonjësja hapi sirtarin dëgjuam një të qarë. Vajza ishte gjallë”, tha z. Bouter për të përditshmen argjentinase "Clarin”.

"Bebja ka lindur në orë 10:24 të paradites dhe ne e hapëm sirtarin në orë 11:05 të darkës. Ajo ka kaluar 12 orë në frigoriferin e morgut. E pashë vetë akullin në trupin e saj”, tha Analia.

Ajo tha se "në fillim mjekët më thanë se ajo kishte lindur e vdekur dhe më pas më thanë se ajo kishte vdekur pak pas lindjes ngase ishte tepër e vogël për të mbijetuar”.

"Nuk di kë të fajësoj, dhe nuk po mendoj për këtë tani. Kënqësia që di se ajo është ende në jetë mbyt çdo ndjejë tjetër. Jam e krishterë dhe besoj se kjo është një mrekulli e Zotit”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus