Kryesore » 2012 » Korrik » 21 » Trojet në Hënë, deri tash janë blerë nga 2.5 milionë njerëz!
1:27 PM
Trojet në Hënë, deri tash janë blerë nga 2.5 milionë njerëz!
Njëqind shtetas të Turqisë deri tash kanë blerë parcela të sipërfaqes në Hënë. Secili nga ta ka blerë nga katër dynymë (40 ari) në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë. Pasi agjencia "Out of Turkey Gifts” ia ofroi parcelën e parë një blerësi nga Turqia, tashti shumë qytetarë u blejnë të dashurve të tyre "toka” në Hënë. Për katër dynymë në Hënë duhet paguar 99 lira turke (afro 25 euro), kurse për Turqinë limiti është 100 blerës për çdo muaj. Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të ngastrës së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari i ngastrës ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në "pjesën e tij të Hënës”, siç janë xehet, mineralet apo gurët e çmuar. Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger,kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish presidenti amerikan, George Bush është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë. 

Si transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tash parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus