Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Tre mijë femra, “ninxha vrasëse” në mbrojtje të Iranit
12:11 PM
Tre mijë femra, “ninxha vrasëse” në mbrojtje të Iranit
Një shkollë e hapur që nga viti 1989 në Iran po prodhon femra me aftësi ninxhash japoneze, të cilat mund të përdoren për të mbrojtur Republikën Islame, në rast se asaj i vjen ndonjë kërcënim nga brenda apo jashtë. Ato mund të përdorin me mjeshtëri çdo lloj arme, mund të luajnë me gravitetin dhe kanë një elasticitet për t’u admiruar. Shkolla e klubit Ninxhutsu ka tani 3500 femra në trajnim për t’u bërë ninxha (kunoiki). Sipas instruktores ninxhutsu, Fatima Muamer, ky sport u shërben femrave për të ruajtur balancën ndërmjet trurit dhe trupit. Por, rreziku i rritjes së konflikti me Izraelin mund ta shndërrojë funksionin e tyre. Nxënëset në shkollë mësojnë të përdorin çdo armë të rrezikshme, përfshirë harkun, shpatën, zinxhirët dhe shurikanët (thikat e vogla tradicionale japoneze). Instruktoret në këtë shkollë thonë se të jesh ninxha duhet të kesh durim, tolerancë dhe forcë. Fjala ka kuptimin artistik "të jesh i padukshëm”. Ninxhutsu konsiderohet një nga artet marciale më të rrezikshme e vdekjeprurëse me shumë agjentë sekretë dhe mercenarë që specializohen në metodat e ashpra të përdorura gjatë luftës në Japoni mes viteve 1185 dhe 1868.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus