Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen (+VIDEO)
2:07 PM
Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen (+VIDEO)
Vajza quhet Qian Hongyan nga Zhuangxia, Kinë, dhe ka pësuar një aksident në moshën 3 vjeçare ku mjekët që të ruanin jetën e saj i prenë këmbët.Atëherë, jeta e saj mori fund edhe pse jetonte, u shpreh familja e saj që me aq dhimbje shihte vajzën e tyre.Vajzës ju vendos një gjysmë top basketbolli si protezë për trupin e saj e cila do t'i shërbente si këmbë për ta ndihmuar të lëvizte pasi familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për proteza moderne.Ajo lëviz me topin dhe te duart përdor dy mbajtëse druri. Ajo ka lëvizur gjithandej, madje dhe në shkollë.Mijëra njerëz u prekën nga tragjedia e kësaj vajze dhe lufta që bënte për të jetuar.Ajo do të marrë pjesë për konkurrim në paraolimpiadën e notit në Londër, të këtij viti.Pasi gjendja e vajzës u përhap gjithandej, tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Sigurimit Publik në Kinë si dhe Qendrës së Kërkimeve Rehabilituese.Ata arritën që të sigurojnë për vajzën Qian, një palë këmbë proteze të duhura, por ajo ende thotë se i pëlqen të përdorë topin basketboll nga koha në kohë pasi ai është më i lehtë për të që të futet brenda në pishinë dhe të dalë prej saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus