Kryesore » 2011 » Korrik » 3 » Thesari me vlerë 11 miliardë dollarë gjendet në Indi
1:43 PM
Thesari me vlerë 11 miliardë dollarë gjendet në Indi
Thesari me vlerë disa miliarda dollarë është gjetur në themelet e një tempulli hindus në jug të Indisë. Bizhuteritë nga ari dhe argjendi, monedha të arit dhe gur të çmuar vlerësohen sipas analizave të para mbi 500 miliardë rupi (11 miliardë dollarë), ka njoftuar ministri i Brendshëm i shtetit Keral të Indisë. Mijëra qafore, lira ari dhe gurë të çmuar janë gjendur në pesë vende në tempullin Sri Padmanahawami që i kushtohet zotit Vishna dhe të njohur me skulpturat e tij. 
Tempulli është ndërtuar para shumë shekujsh, ndërsa thesari i gjendur tash është dhuratë e besimtarëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus