Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Tenxherja më e shtrenjtë në botë
5:56 PM
Tenxherja më e shtrenjtë në botë
Dyqani kinez Xhuo Xhan në Changchin, qyteti kryesor i provincës kineze Jilin, ka vendosur ta shesë tenxheren më të shtrenjtë në botë. Me një çmim prej 380.000 funtesh këtë tenxhere mund ta blejnë vetëm më të pasurit për gruan ose dashnoren e tyre (ose për të dyja).
Tenxherja vjen së bashku me një palë dorëza prej arit të pastër dhe një dorëz tjetër në kapak, me peshë të përgjithshme prej 738 gramë, ndërsa detajet tjera janë po ashtu të zbukuruara me 13 diamante.
Zëdhënësi i Fissler China, kompania simotër e së cilës në Gjermani prodhon këtë produkt luksoz, tha: "Secili blerës i tenxheres do të përjetojë shërbimet tona më të mira. Ai/ajo jo vetëm se do të ftohet në majën e restorantit Michelin në Evropë me dhjetë shokë/shoqe, por po ashtu kompania do t’ia dërgojë tenxheren pronarit në adresë me një Rolls’Royce”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus