Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Të mbijetosh duke ngrënë krimba për 5 ditë
2:59 PM
Të mbijetosh duke ngrënë krimba për 5 ditë
Kjo i ka ndodhur një gjahtarit Bill Lawrence nga Tennessee i SHBA.Një gjahtar i gjendur në një rrugë pa shtigje në pyllin e dendur të Tennessee (SHBA), ka treguar se është ushqyer me krimba për 5 ditë, përpara gjetjes së tij. Emri i tij është Bill Lawrence dhe duket se ka mbijetuar në këtë mënyrë, gjatë kohës që autoritetet përballeshin me kërkimet jo të lehta. "Piva ujë të pistë dhe hëngra krimba, gjë që e kisha parë në TV”, ka deklaruar vetë gjahtari. Nga sa mësohet, për gjetjen e Lawrence u bënë kërkime të paprecedenta, pasi gjithçka u bë e vështirë nga i nxehti dhe denduria e pemëve të pyllit "Meeman Shelby Forest State Park”. Ndërkohë që ai kishte humbur gjatë ndjekjes të një ketri bashkë me dy shokë dhe u alarmua kur kuptoi se të shtënat e tij ishin të vetme që arrinte të dëgjonte....
Për të zbuluar se ku gjendej gjahtari, kërkuesit përdorën qen të stërvitur, kuaj, fuoristrada, helikopterë dhe mjete të tjera. Por çudi përbën fakti se ai u gjet vetëm nga disa kalimtarë, që u kishte rënë rruga aty ku gjendej ai....
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus