Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Takimi i parë me shkallët lëvizëse (Video)
6:31 PM
Takimi i parë me shkallët lëvizëse (Video)
Një i moshuar nga Papua Guineja e Re është takuar për herë të parë me shkallët lëvizëse dhe kaloi kohë të gjatë i pavendosur para tyre, derisa më në fund i ndihmoi dikush që të mposhtë frikën nga e panjohura.

Rezultati është një video shumë e këndshme, që është parë mbi një milion herë në YouTube.

Pasi që i moshuari kaloi një kohë i pavendosur para shkallëve lëvizëse, u mblodh një grup i vogël i njerëzve, të cilët në fillim u munduan ta bindin se nuk kanë pse të frikësohen dhe se është jashtëzakonisht e lehtë përdorimi i tyre.

Në fund, një grua e mirë e mori të moshuarin për dore dhe e dërgoi deri në fund të shkallëve të një qendre tregtare në Papua Guinenë e Re me duartrokitjet dhe brohoritjet e grupit në fund të shkallëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus