Kryesore » 2011 » Gusht » 5 » Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool
12:26 PM
Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool
Duhani, pija dhe ushqimi i keq nuk mund t’ju ndalojnë të jetoni gjatë nëse keni gjenet e duhura. Një studim i qindra njëqindvjeçarëve ka treguar se ata i kanë pasur veset që kanë edhe njerëzit e tjerë, madje në disa raste edhe me tepri. Disa prej tyre kanë pirë duhan për 85 vjet me radhë, të tjerë thonë se kanë pirë më shumë se dy paketa cigare në ditë. Ata nuk bëjnë shumë ushtrime fizike dhe sërish nuk bëhen obezë. Lajmi i keq është se nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar se ju jeni një nga njerëzit e bekuar me gjenet e jetëgjatësisë, kështu që duhet të zbatoni këshillat "jo duhan – jo alkool – ushqim të mirë”. Sipas studiuesve amerikanë, rreth 500 bura dhe gra në moshën 95 deri 109-vjeçare janë studiuar për mënyrën e tyre të jetesës. Studimi, i kryer në Kolegjin e Mjekësisë "Albert Ajnshtajn” në Nju Jork, tregon se jetëgjatësia është më shumë e lidhur më shumë me gjenetikën familjare, sesa me stilin e jetesës. Por ata që nuk kanë histori familjare me jetëgjatësi, bëjnë mirë të kujdesen për veten.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus