Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Shumë të shëndosha për avionin
3:49 PM
Shumë të shëndosha për avionin
Dy femrave amerikane u është thënë se nuk mund të hipin në avion për shkak se ishin shumë të shëndosha.
Kenlie Tiggeman dhe nëna e saj kërkonin të merrnin avionin që nisej nga Dallas ditën e Pashkës.
"E pyeta se kush ishte limiti i peshës për të hipur në avion dhe punonjësi më tha që nuk e dinte. Dinte vetëm se ishim shumë të shëndosha për avionin”, u shpreh Kenlie.

Vajza e ka treguar këtë histori në blogun e saj duke zbuluar se diskutimi mbi peshën dhe masën e veshjeve që vishte ajo dhe nëna e saj është bërë në prani të rreth 100 pasagjerëve. Rregullorja e linjave ajrore bën të qartë se një diskutim i tillë duhej të bëhej në një vend privat.

Gjithsesi, Kenlie dhe nëna e saj, pas shumë tratativash, arritën të fluturonin me atë avion duke u ulur në vendet ku kishin prenotuar biletën. Por, turpërimi në publik ishte çmimi që duhet të paguanin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus