Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Shtëpia më e madhe e drunjtë hyn në Guinness
12:46 PM
Shtëpia më e madhe e drunjtë hyn në Guinness
Shtëpia e madhe e drunjtë në Crossville, në shtetin federal amerikan Tennessee, e cila është ndërtuar duke u mbështetur në një pemë, së shpejti edhe zyrtarisht do të konfirmohet si më e madhja në botë dhe do të hyjë në librin e rekordeve Guinness. Ndërtimin e shtëpisë e ka nisur si hobi Horace Burgess më 1993, pasi që "mori shenjën nga Zoti”. Horace, i cili është marangoz, që atëherë ka punuar vazhdimisht në shtëpi, por thotë se akoma nuk e ka përfunduar. 
Shtëpia është gati 100 metra e lartë, ka 10 kate, duke përfshirë edhe një faltore, një fushë basketbolli, karrige lëkundëse dhe "penthouse”, që Burgess e ka ndërtuar për gruan e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus