Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Shpikja e fundit, të lahesh pa përdorur ujë
1:04 PM
Shpikja e fundit, të lahesh pa përdorur ujë
Duke marrë shkas nga një shok që s’kishte fort qejf të lahej dhe me disa muaj kërkime në internet, studenti afrikano-jugor Ludvik Marishan shpiku një mënyrë për t’u larë pa përdorur ujë.
Studneti 22-vjeçar i Universitetit të Kejp Taunit, ka shpikur një produkt të quajtur "Dry Bath” (Banjë e Thatë), një xhel që përdoret në lëkurë dhe bën punën e ujit dhe sapunit, transmeton Starti njoftimin.Shpikja, që e shpërbleu Marishanin me Çmimin e Studentit më të Mirë Sipërmarrës Global për vitin 2011, ka përdorim të gjerë në Afrikë dhe në vende të tjera në zhvillim, ku higjiena bazike është në nivele të ulëta dhe miliona njerëz vuajnë mungesën e ujit. Ky produkt ndryshon nga ato që përdoren për pastrimin e duarve pasi nuk e ka aromën e alkoolit. Ai formon një shtresë të hollë e të lagësht që pastron lëkurën dhe nuk ka erë.

Këtij 22-vjeçari i erdhi ideja një ditë dimri në shtëpinë e tij të varfër në fshat, kur një shok i tha se e lara ishte bezdi e madhe në mungesë të ujit të ngrohtë.

"Ai përtonte dhe shpesh thoshte ‘pse dikush nuk shpik diçka që thjesht ta vësh në lëkurë e të mos kesh pse të bësh banjë?’”, tha Marishan.

Ishte pikërisht ky momenti "eureka”.

Menjëherë ai filloi të kërkojë me anë të telefonit të tij në "Google” dhe "Wikipedia” për të gjetur formulën. Gjashtë muaj më pas shpiku "Dry Bath”-in, për të cilin siguroi edhe një patentë.

Produkti ka filluar të përdoret nga kompanitë e fluturimit për udhëtimet e gjata dhe nga qeveritë për ushtarët në front.

Marishan thekson se produkti i tij do të ndihmojë në kursimin e ujit në pjesët e varfra të globit. "’Dry Bath’-i do të ndihmojë shumë njerëz”, tha ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus