Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Shpenzojnë 155 mijë USD për të klonuar qenin e ngordhur
2:16 PM
Shpenzojnë 155 mijë USD për të klonuar qenin e ngordhur
Një çift nuk mund të jetonte pa qenin e tyre Labrador, kur ai ngordhi papritur. Për këtë arsye ata shpenzuan një pasuri të tërë për ta risjellë në jetë. Edgar dhe Nina Otto paguan 155 mijë dollarë për të klonuar qenin e tyre, të quajtur Sir Lancelot.Gjithçka nisi në vitin 2008 kur qeni i tyre u diagnostikua me kancer. "Nuk e prisnim të vdiste kaq i ri,” tha amerikani Otto, djali i Edward Otto, një nga bashkëthemeluesit e NASCAR.Ata e ruajtën ADN-në e qenit kur dëgjuan se po punohej për klonimin e kafshëve shtëpiake.Lancelot Encore u bë qeni i parë i klonuar dhe lindi në vitin 2009. Shërbimi i klonimit tani është pezulluar në SHBA, por vazhdon në Korenë e Jugut.Çifti ka edhe nëntë qen të tjerë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus