Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Shpendi “spiun”
0:11 AM
Shpendi “spiun”
Një shpend shtegtar ka shkaktuar alarm në Turqi, pasi disa fshatarë gabimisht e kanë konsideruar si spiun izraelit.
Shpendi është gjetur i ngordhur në një fushë, ndërsa dyshimi ishte ngjallur kur rreth këmbës së tij kishin gjetur një unazë me mbishkrimin ‘Israel’.Fshatarët e kanë thirrur policinë pasi kanë vlerësuar se sqepi i tij ishte shumë i madh dhe ka mundur të mbajë një mikroçip të vendosur nga inteligjenca izraelite e spiunimit.BBC njofton se në këtë rast është përfshirë edhe Njësia kundër-terrorizmit. Mirëpo, pas ekzaminimeve nga ekspertët, shpendi është deklaruar ‘i sigurt’.Ministria turke e Bujqësisë u ka shpjeguar banorëve se unaza e vendosur në këmbë ishte gjë normale për të ndjekur lëvizjen e shpendëve shtegtarë.
Një zyrtar pranë kësaj ministrie ka theksuar se i është dashur një kohë për t’i bindur fshatarët se shpendi nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus