Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » Shitet njëri prej diamanteve më të mëdhenj në botë (+VIDEO)
12:49 PM
Shitet njëri prej diamanteve më të mëdhenj në botë (+VIDEO)
Guri i çmuar në formë dardhe, prej 110.3 karatë, i njohur me emrin "Loti i Diellit”, pritet të dal në shitje në një ankand në Gjenevë të Zvicrës. Organizatorët e shitjes thonë se guri i çmuar pritet të mbërrijë çmimin prej rreth 15 milionë dollarësh. Diamanti "Loti i Diellit” është zbuluar vitin e kaluar në Afrikën e Jugut, ndërsa shtëpia e ankandeve "Sotheby’s” vlerësoi se ky është "diamanti më i madh i njohur në botë, me ngjyrë të verdhë në formë dardhe”."Ky gurë ka formë impozante dhe të lë pa frymë”, ka thënë David Bennet, një prej shefave të "Sotheby’s”."Ky po ashtu është njëri prej diamanteve më të mëdhenj që pritet të shitet në ankand”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus