Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë
1:56 PM
Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë
Në Vjenë , në një auksion është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për aparatin Leica nga viti 1923. Ky aparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparati fotografik.Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923 i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre. Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët."Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparat fotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit "Vestliht" në një komunikatë.Vitin e kaluar është shitur një Leica nga seria 0 në ankand për 1,32 milionë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus