Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Shëtitje me luanin, të kapur prej bishti
2:19 PM
Shëtitje me luanin, të kapur prej bishti
Nëse besoni se të nxirrni shëtitje kafshët tuaja shtëpiake është emocionuese, duhet të provoni eksperiencën e kësaj shëtitjeje të pazakontë me luan, vetëm se për ta bërë këtë duhet udhëtuar për në Afrikën e Jugut. Këta tre luanë të rrallë të bardhë janë të veçantë. Janë më pak se 100 të mbijetuar të kësaj specieje miqësore. Që nga lindja ata janë rritur në praninë e njerëzve. Petite Joane, 30 vjeç, që tani jeton në Polokuane, provinca e Limpopos, Afrika e Jugut, ishte një prej personave që shëtiti me luanët. "Ne të gjithë u zgjuam herët në mëngjes, kisha shumë frikë, por isha e emocionuar. Ne ecëm ngadalë drejt tyre dhe u afruam te shkurret. Po më pushonte zemra, shikoja vetëm nga e kishin të drejtuar gojën. Por pastaj u mësova”, tha ajo për "Daily Mail”. Mashkulli quhet Mohlatsi, që do të thotë "Me fat”, ndërsa femrat e tij janë quajtur Jay-Lo dhe Shakira. Të tre jetojnë në "Protea Hotel Ranch Resort”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus