Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Sheiku i Kuvajtit ndihmon borxhlinjtë
12:40 PM
Sheiku i Kuvajtit ndihmon borxhlinjtë
Një anëtar i pasur i familjes që ka pushtetin në Kuvajt ka njoftuar të martën do të japë donacion në vlerë 60 milionë dinarë (215 milionë dollarë), për t’u dalë në ndihmë atyre që janë në borxh, por edhe do t’i shpërblejë bashkëqytetarët që do të martohen.
Sheiku Salem al-Ali Al-Sabah, rreth të tetëdhjetave, i cili është edhe komandant i Gardës Kombëtare, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se nga donacioni i tij do të përfitojnë kuvajtianët në borxh, kandidatët për t’u martuar ose ata që po përgatisin doktoratën. Çdo kuvajtian që martohet me një bashkëvendase do të marrë 21.400 dollarë, ai që është në borxh do të marrë një ndihmë në vlerë 14.300 dollarë, ndërkohë që studenti që po përgatitet për doktoratë do të marrë 71.500 dollarë. Nga donacioni nuk do të përfitojnë shtetasit e huaj që jetojnë në emiratin e pasur me naftë në Gjirin Persik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus