Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » SHBA prodhon insektet e spiunazhit
2:09 PM
SHBA prodhon insektet e spiunazhit
Dronet (avionët pa pilot) amerikanë me armatime të rënda që përdoren për sulmet kundër terroristëve në Pakistan e Afganistan, do të pasohen nga mikropajisje ajrore, të bazuara në insektet fluturuese. Frika për lançimin e këtyre pajisjeve spiunazhi ka nisur që në vitin 2007, me raportime për pajisje të çuditshme fluturuese që lëviznin mbi kokat e protestuesve kundër luftës, të cilët akuzuan SHBA se po prodhonte në mënyrë të fshehtë insekte robotike spiunazhi. Zyrtarët e mohuan këtë. Por tani "US Air Force” ka zbuluar insektet që mund të fotografojnë, regjistrojnë madje edhe sulmojnë e të mos kapen nga radarët, të quajtur "minidronet vdekjeprurëse”. Ato do të jenë gati të përdoren në masë në vitin 2015.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus