Kryesore » 2012 » Korrik » 6 » SHBA, 91 vjeçari me dhëmbët më të fortë (+VIDEO)
4:42 PM
SHBA, 91 vjeçari me dhëmbët më të fortë (+VIDEO)
Ndoshta moshanikët e tij që jetojnë këtu te ne do t’ia kenë zili, por amerikani 91 vjeçar, Majk Grinshtajn është një shembull i vërtetë edhe për brezat e rinj. Ai është një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu i cili ka nofullën më të fortë në botë. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA, ky super gjysh ka demonstruar forcën e tij para kamerave të një televizioni të Nju Jorkut. Publiku amerikan mbeti i habitur kur 91 vjeçari Majk makinën e tij të lidhur me litar kishte filluar ta tërheqë me dhëmbë. Kam një përvojë të mirë në këtë punë, tha ushtari veteran, i cili këtë e ka bërë për herë të parë, në moshën 75 vjeçare. Edhe pse mjaft i moshuar, Majk nuk ka probleme serioze shëndetësore. Sekretin e dhëmbëve të fortë dhe të shëndoshë e ka prej babait të vet, senatorit të famshëm amerikan Xho Grinshtajn. Ai gjithmonë e ka këshilluar djalin e tij ti lan dhëmbët me ujë dhe kripë pa jod. Siç shihet receta vërtetë funksionon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus