Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Sharlatani që e huqi parashikimin për fundin e botës
12:44 PM
Sharlatani që e huqi parashikimin për fundin e botës
Evangjelisti radikal Harold Camping (89) nga SHBA-të deklaroi se më 21 maj do të bëhet kiameti. Sipas tij, në orën 18:00 një tërmet shkatërrues do ta godiste së pari Ishullin e Pashkëve.
Mirëpo parashikimet e Campingut nuk u realizuan. Ai kishte paralajmëruar se dita e gjykimit do të ndodhte të shtunën. Të shtunën kaloi edhe ora 18:00 dhe tërmeti nuk ndodhi. Sipas Campingut pas tërmetit, pritej të fillonte një proces i gjatë prej gjashtë muajsh ku të përzgjedhurit do të dërgoheshin në parajsë.

Harold Camping shkroi edhe një libër me titull "1994” në të cilin gabimisht kishte parashikuar se dita e kiametit do të ndodhte më 1994. Për profecinë e tij të shtunën raportuan gati të gjitha mediat botërore, ndërsa nëpër rrugët e New Yorkut ishin mbledhur qindra njerëz duke pritur ditën e kiametit.

Kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, u mahit me këtë temë duke thënë se sot mund të jetë fundi i botës pasi "Knicks ende nuk kanë fituar”.

Përveç në New York, edhe në Vietnam një grup njerëzisht ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të katastrofës me përmasa biblike. Megjithatë, policia intervenoi dhe i shpërndau shpejtë. Pasi kaloi afati i fillimit të "kiametit” në një pjesë të botës disa njerëz filluan të irnoizojnë me parashikimet e Harold Camping. Kështu Daniel Boerman shkroi: "Unë jam nga Zelanda e Re, tash është ora 18:06 minuta dhe nuk ka ndodhur fundi i botës. Nuk ka tërmet, të gjithë ata që kanë pritur ditën e gjykimit mund të marrin frymë lirisht”. Australiani Jon Gall shkroi se "ndoshta kjo është dita e qetë e kiametit”, shkruan The Guardian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus