Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Sekreti i Çaplinit, që nuk e zbuloi as CIA
1:34 PM
Sekreti i Çaplinit, që nuk e zbuloi as CIA
Një letër që Çarli Çaplin e ka mbajtur të fshehur në një sirtar të vjetër të kyçur për dekada me radhë, mund të zbulojë misterin se ku ka lindur ikona e filmit, një mister që nuk ka arritur ta zbulojë as CIA, as britanikët e MI5. Letra, e shkruar për Çaplinin në vitet ’70, deklaron se ai ka lindur në një karvan ciganësh afër Birminghamit dhe jo në Londër, siç ka deklaruar vetë ai publikisht. Dokumenti ishte dërguar nga Xhek Hill dhe u zbulua vetëm në vitin 1991, pasi e bija e tij trashëgoi tavolinën ku ajo ishte kyçur dhe u bë publike kohët e fundit. Sot, studiuesi Eduard Ellis nga Mançesteri po tenton të gjejë rrënjët reale të kësaj historie, pasi sipas tij "është një mister i vërtetë, ai ishte hetuar nga MI5 dhe CIA në vitet ’50 dhe askush nuk e gjeti të vërtetën, sepse nuk kishte certifikatë lindjeje dhe as vetë Çaplini nuk e dinte të vërtetën”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus