Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Saimir Strati thyen tjetër rekord Gines
3:58 PM
Saimir Strati thyen tjetër rekord Gines
Një mozaik i krijuar me miliona kokrra kafeje nga artisti shqiptar Saimir Strati ku vizatohen pesë muzikantë ka hyrë në librin e rekordeve Gines si mozaiku më i madh në botë i bërë ne kokrra kafeje.Strati ka përdorur 140 kg kafe kokërr, disa të zeza, disa mesatarisht dhe disa jo të pjekura dhe me to ka portretizuar një balerin bralizian, një baterist japonez, një këngëtar amerikan, një fizarmonist evropian dhe një baterist afrikan.
"Doja të jepja një mesazh se të ndash dashurinë pranë një filxhani me kafe na afron më shumë me njëri tjetrin, më shumë se sa një takim i G2”, citon Reuters të ketë thënë Strati.Juristja e Gunesit, Seyda subasi Gemici tha se Stratit i ishte kërkuar që të punonte në publike dhe mozaiku i krijuar vetëm me kokrra kafeje zë një hapësirë prej 25 metra katrorë.
Artisti shqiptar deri tani ka 6 rekorde Gines.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus