Kryesore » 2011 » Gusht » 4 » Rusja merr kredi për të porositur vrasjen e të birit
11:27 AM
Rusja merr kredi për të porositur vrasjen e të birit
Policia ruse ka arrestuar të mërkurën një qytetare të Moskës, e cila ka aplikuar për të marrë kredi në mënyrë që të financojë vrasjen e të birit të saj, kanë bërë të ditur organet hetimore në Rusi. Siç bëhet e ditur në njoftim, nëna 47-vjeçare ishte "në relacione të këqija” me të birin 21-vjeçar. Pasi i biri nuk ia kishte kthyer paratë për kompjuterin që ia kishte blerë, nëna ka angazhuar një vrasës me pagesë. Gruaja raportohet të ketë shkuar në bankë dhe ka marrë kredi saktësisht 12.430 euro, sa i diheshin për ta paguar vrasësin. 
Nëna u arrestua, pasi që burri të cilin ajo e kishte angazhuar, megjithatë, ka ndryshuar mendje dhe ka shkuar për ta raportuar në polici. Ajo u arrestua në momentin kur po ia paguante paratë vrasësit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus