Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Rruga ku ndalohet rripi i sigurisë
9:36 AM
Rruga ku ndalohet rripi i sigurisë
Përdorimi i rripit të sigurisë është i detyruar pothuajse në çdo vend të botës, por çuditërisht ka ende vende ku përdorimi i tij nuk është i detyrueshëm, madje është i ndaluar!
Nuk bëhet fjalë për ndonjë republikë të pazhvilluar që nuk interesohet për sigurinë rrugore të qytetarëve të saj, përkundrazi. Për të rritur sigurinë e shoferëve, në një rrugë të ngrirë të Estonisë, që lidh ishullin Hiuma me pjesën tjetër të vendit, është e ndaluar kategorikisht përdorimi i kësaj mase sigurie.
Bëhet fjalë për një rrugë të ngrirë që gjatë verës mund të përshkohet me traget ose avion ndërsa në dimër, kur deti ngrin, mund të udhëtohet edhe me automjet.
Nëse një automjet kalon mbi një pjesë akulli jo shumë të trashë e të fortë, ai mund të sharrojë në det dhe rripi i sigurimit do të ishte pengesë në këtë rast, transmeton TCH.
Gjithashtu, nuk lejohet që në këtë rrugë të lëvizet me 25-40 km/orë, sepse kjo shpejtësi bën që gomat t’i përcjellin "asfaltit” vibracione që do të rrezikonin çarjen e tij.
Shpejtësia e rekomanduar në këtë rrugë të veçantë është 70 km/orë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus