Kryesore » 2012 » Mars » 5 » Rreh të birin në YouTube, dënohet me burg (+VIDEO)
2:56 PM
Rreh të birin në YouTube, dënohet me burg (+VIDEO)
Një baba që shihet duke rrahur brutalisht me grushta djalin e tij 16-vjeçar në një video të postuar në YouTube, do të vuaj 10 vite burg.Gary Johnson nga Florida e Amerikës, ka humbur ndjenjat kur dëgjoi vendimin e gjykatës amerikane që e shpalli fajtor për rrahje, abuzim me fëmijën dhe sjellje të pahijshme.35-vjeçari i cili rrezikon 57 vjet burg, pritet që të vuajë vetëm 10 vjet heqje falë mbrojtjes që do t’i bëhet dhe përfitimit të uljes së dënimit që do t’i bëhet.Videoja e postuar muajin gusht të vitit të kaluar, tregon burrin që rreh djalin me grushta dhe vazhdon ta godasë edhe kur fëmija rrëzohet në tokë nga goditjet. Adoleshenti ka pranuar në sallën e gjyqit se fillimisht e kishte provokuar të atin në oborrin e shtëpisë (aty ku ndodhi ngjarja) dhe se më pas nuk mbante mend asgjë që mbas dy goditjeve të para.
Edhe në ditët e sotme, adoleshenti vuan shqetësime nga ato goditje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus